Skuadra e Llapit tashmë ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të edicionit 2021/22 të Superligës së Kosovës në futboll. Aktualisht, Llapi do të stërvitet në Podujevë deri më 21 janar kur do ta marrë rrugën për ta vazhduar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
E gjatë qëndrimit në Antalia, skuadra e Llapit do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje miqësore, me kundërshtarët që i ka konfirmuar të enjten. Miqësoren e parë, Llapi do të luajë më 22 janar kundër ekipi FC Olimp Dolgoprudny, i cili bën gara në divizionin e dytë të Rusisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 27 janar, Llapi do të përballet me skuadrën nga Maqedonia e Veriut, Akademija Pandev për të vazhduar me ekipin elitar të Uzbekistanit, FC Neftchi Fergana (28 janar). Ndërsa, dy miqësoret e fundit para kthimit në Kosovë, Llapi do t'i luajë kundër Akhmat Groznyt të Rusisë më 31 janar dhe CSKA Sofias të Bullgarisë (2 shkurt).
Stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës, skuadra e Llapit e ka mbyllur në pozitën e katërt në tabelë me 29 pikë të mbledhura, gjashtë më pak se Gjilani që është lider.