Sport

Lladrovci debuton me 89-shin, tregon arsyet e largimit nga Besa

Qendërmbrojtësi i njohur kosovar, Lapidar Lladrovci, ka debutuar me skuadrën e tij të re, Trepçën ’89, e cila të dielën e mposhti Lirinë 2:0.

26 vjeçari, u rikthye në fushë pas 7 muajsh pasi ishte i lënduar në kohën sa veshte fanellën e Kukësit në Shqipëri.

Ai luajti në 15 minutat e fundit të ndeshjes dhe shprehet shumë i kënaqur me debutimin, rikthimin në fushë dhe pritjen që i është bërë në Mitrovicë.

Lladrovci, që ka fituar gjithçka me Feronikelin si dhe Kupën e Shqipërisë me Kukësin në vitin 2016, ka thënë për Sportin në KTV se është transferuar në “Riza Lushta” për vetëm një qëllim.

Mbrojtësi arriti marrëveshje me Besën gjatë afatit kalimtar të janarit, por debutimi i tij me pejanët nuk ndodhi.

Ai tregon të vërtetën e largimit të tij nga Besa ende pa debutuar, pavarësisht që iu bashkua skuadrës në përgatitje.

Lapidar Lladrovci, kohën më të mirë e kaloi te Feronikeli, duke fituar gjithçka në futbollin e Kosovës, si kapiten i skuadrës nga Drenasi.

Ai luajti për gjashtë muaj në Kukës të Shqipërisë, ku fitoi Kupën, por për shkak të lëndimit, u desh të largohet nga skuadra shqiptare.