Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LiveScore heq ligat ruse

Sajti i njohur i rezultateve sportive, LiveScore, ka hequr të gjithë ligat e Rusisë nga faqja e saj.

Sipas njoftimit të LiveScore, kjo është bërë për të treguar mbështetje për Ukrainën.

“LiveScore nuk do të shfaq garat e Rusisë për një periudhë të pacaktuar”, shkruan në njoftimin e LiveScore, që shfaqet me të hapur këtë faqe.

Postimit i është bashkuar një flamur i Ukrainës. Ligat në Rusi janë duke u zhvilluar aktualisht, me gjithë luftën në Ukrainë.

Tentimi për pushtim të Ukrainës ka sjell sanksione të ndryshme e të ashpra për Rusinë, përfshirë edhe sportin.