Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli zyrtarizon Luis Diazin

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit kolumbian Luis Diaz nga Porto.

Klubi anglez në faqen zyrtare ka thënë se është kompletuar transferimi, ndërsa pritet vetëm lojtari të marrë lejen e punës.

25-vjeçari ka firmosur kontratë afatgjate me Liverpooli, ndërsa ka kaluar testet mjekësore.

Diaz do të arrijë në Liverpooli pasi ndeshjeve me Kolumbinë. Kolumbia të martën në Cordoba përballet me Argjentinën në ndeshjen eliminatore për Botëror.

Diaz luajti për dy vjet e gjysmë te Porto ku realizoi 41 gola në 125 ndeshje.