Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli transferon Ramsayn

Calvin Ramsay - Liverpool

Liverpooli ka finalizuar transferimin e reprezentuesit të U-21 të Skocisë, Calvin Ramsay nga Aberdeeni.

Klubi i madh anglez në faqen e vetë zyrtare ka bërë të ditur se Ramsay ka firmosur kontratë afatgjate pasi i ka kaluar testet mjekësore.

Ramsay debutoi me ekipin e parë të Aberdeenit në mars të vitit 2021, dhe luajti në 39 ndeshje stinorin e fundit, duke asistuar nëntë herë e shënuar një gol.

18-vjeçari është shpallur lojtari më i mirë i ri në Skoci edicionin e kaluar.

“Më është realizuar një ëndërr”, ka thënë Ramsay.