Skuadra e Liverpoolit ka arritur marrëveshje me Aberdeenin për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Calvin Ramsay, shkruan ESPN të enjten. Për kartonin e 18-vjeçarit, Liverpooli do të paguajë tetë milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Ramsay sezonin e shkuar u promovua në ekipin e parë të Aberdeenit dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ri i sezonit në Skoci. Në 33 paraqitje në të gjitha garat për Aberdeenin, Ramsey shënoi një gol dhe asistoi nëntë herë.
Ramsay ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2024 dhe së shpejti pritet të prezantohet tek Liverpooli.
Artikuj të ngjashëm