Aaron Ramsey është huazuar nga Juventusi te skuadra e madhe skoceze, Rangers.
Kalimi është zyrtarizuar në orët e vona të së të hënës, pak para fundit të afatit kalimtar të janarit. Reprezentuesi i Uellsit do të luaj për Rangersin deri në fund të edicionit aktual.
“Ish-lojtari i Arsenalit do të shtojë kualitetit dhe konkurrencë në mesin e fushës. Skuadra e Giovanni van Bronckhorst do të luftoi në tri fronte deri në maj”, ka shkruar sajti zyrtar i Rangersit për Ramseyn.
Ramsey 31-vjeçar, ka nisur karrierën te Cardiffi. Për Uellsin i ka 71 ndeshje dhe 20 gola. Ai ishte transferuar në Juventus në vitin 2019.
Artikuj të ngjashëm