Liverpooli është i gatshëm të ndajë 110 milionë funte për dy lojtarët e Wolvesit, Ruben Neves e Adama Traore, ka raportuar The Sun.
Me Xherdan Shaqirin dhe Adam Lallanan që pritet të largohen nga Anfieldi, Liverpooli do të shikojë për të përforcuar mesfushën për edicionin e ardhshëm.
Juergen Klopp pëlqen punën që bëhet në Wolves, sidomos nivelin që kanë shfaqur dy lojtarët. Për Traoren ka folur me admirim në shumë raste.