Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e Villarrealit, holandezin Arnaut Danjuma. “Goal” raporton se Liverpooli pritet së shpejti ta kontaktojë ekipin spanjoll për sulmuesin 25-vjeçar.
Danjuma po shkëlqen këtë sezon tek ekipi spanjoll dhe Liverpooli po shpreson ta transferojë në fund të këtij edicioni.
Ai po shihet te Liverpooli si zëvendësim i duhur për senegalezin Sadio Mane që ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Danjuma këtë edicion ka 14 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat. Ai me Villarrealin ka kontratë deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm