Anësori i Interit, Ivan Perishiq, thuhet se sërish ka zgjuar interesimin e Liverpoolit.
Për kroatin klubi anglez ka ofruar 35 milionë euro, raporton “Tuttomercato”.
28-vjeçari, që luan në të dy krahët, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 33 ndeshje sivjet.
Perishiq te “Të Kuqtë” do të ribashkohej me ish-trajnerin Jurgen Klopp me të cilin ishin bashkë te Dortmundi nga viti 2011 deri më 2013.