Liverpooli ka refuzuar ofertat e para nga Leeds Unitedi dhe Monaco për sulmuesin Takumi Minamino.
Sipas “BBC SPORT” të dy klubet kanë shprehur interesim për Minaminon, që nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme këtë edicion te Liverpooli. Trajneri Juergen Klopp thuhet se dëshiron ta mbajë 27-vjeçarin së paku deri në fund të këtij sezoni.
Leeds dhe Monaco e kanë kërkuar në formë huazimi sulmuesin e krahut. Reprezentuesi japonez këtë edicion në tetë paraqitje në Premier League ka shënuar dy gola.
Ai ka luajtur vetëm 43 minuta në elitën e futbollit anglez.