Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli, në sulm për mesfushorin francez

Liverpooli nuk është duke humbur kohë dhe menjëherë është hedhur në sulm për zëvendësimin e Philippe Coutinhos.

Për ta plotësuar zbrazëtinë e mesfushorit brazilian, skuadra angleze po e kërkon mesfushorin francez të Monacos, Thomas Lemar. Gjiganti nga “Merseyside” e ka kërkuar edhe gjatë verës 22-vjeçarin, por nuk arriti marrëveshje, e vështirë do të jetë edhe tani pasi trajneri Leonardo Jardim ka thënë se nuk kanë interesim për ta shitur atë, raporton KTV.

Sidoqoftë, Klopp e admiron shumë lojën e tij dhe u ka kërkuar zyrtarëve të klubit që ta përforcojnë ekipin pikërisht me Lemarin, për të cilin janë të gatshëm t’i dhurojnë 133 milionë funte angleze.