Liverpooli ka kaluar në fazën tjetër të Kupës FA. “Të Kuqët” kanë mposhtur në shtëpi Shrewsburyn me rezultatin e thellë 4:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 27-të me golin e shënuar Daniel Udoh për 1:0.
Vendasit barazuan me mesfushorin e talentuar Kaide Gordon në minutën e 34-të në 1:1.
Gordon arriti të bëhet lojtari i dytë më i ri në histori të Liverpoolit që shënon për ekipin e parë me 17 vjet e 96 ditë.
Nga pika e bardh Fabinho kaloi Liverpoolin në epërsi prej 2:1.
Firmino ngriti epërsinë në 3:1 derisa deri në fund realizoi edhe një herë për rezultatin final 4:1.
Artikuj të ngjashëm