Liverpooli ka kaluar në rrethin e pestë të Kupës FA. Të dielën në Anfield, Liverpooli mposhti Cardiffin me rezultatin 3:1.
Në pjesën e parë Liverpooli kishte dominimin por nuk konkretizoi rastet.
Në 45 minutat e pjesës së dytë vendasit shënuan tre gola.
Diego Jota e hapi serinë në minutën e 53-të. Takumi Minamino dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të. Asistoi Luis Diaz në debutim për Liverpoolin.
Golin e tretë për vendasit e realizoi Harvey Elliott në minutën e 76-të.
Krejt çfarë arritën të bënin mysafirët ishte goli i shënuar nga Rubin Colwill për 3:1.
Artikuj të ngjashëm