Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli avancon në Kupën FA

Pasi barazoi në ndeshjen e parë me Wolverhamptonin, Liverpooli ka fituar të martën mbrëma ndaj kësaj skuadre për të avancuar në raundin e katërt të Kupës FA.

Liverpooli fitoi 1:0 në Wolverhampton. Golin e vetëm e shënoi Harvey Elliott në minutën e 13-të.

Liverpooli është fitues në fuqi i Kupës FA, ndërsa në raundin e katërt takohet me Brightonin.

Ndeshja e parë e Liverpoolit me Wolverhamptonin kishte përfunduar 2:2.

Artikuj të ngjashëm