Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë për Zakarian

Kampioni i Anglisë, Liverpoolli është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut, zviceranit Denis Zakaria kanë raportuar “Daily Express” të enjten.

Zakaria ka paralajmëruar largimin nga ekipi gjerman në fund të këtij edicioni pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe te Liverpooli shihet si zëvendësim për Georginio Wijnaldumin, i cili nuk do të jetë pjesë e ekipit anglez sezonin e ardhshëm. Liverpooli është i gatshëm që për kartonin e 24-vjeçarit të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim. Zakaria ka kontratë me Gladbachun deri vitin tjetër kurse këtë sezon ka një gol në 17 ndeshje në të gjitha garat. Krahas Liverpoolit, interesim për Zakarian kanë shfaqur edhe Manchester City e Atletico Madridi.

Artikuj të ngjashëm