Pas Real Madridit, edhe skuadra e Liverpoolit është futur në garë për sulmuesin francez Kylian Mbappe, ka shkruar “Sky Sports” të hënën.
Bëhet e ditur se Liverpooli po synon ta transferojë Mbappen verën e ardhshme, kur edhe i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.
Mbappe 22-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez dhe gjasat janë të mëdha që të largohet si lojtar i lirë.
Mbappe është pjesë e Parisit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco dhe këtë edicion ka shënuar një gol ka ka bërë dy asistime në dy paraqitje në Ligue 1.
Te PSG-ja, e kanë konfirmuar Mbappen të paktën edhe këtë edicion pas transferimit të Lionel Messit.
Artikuj të ngjashëm