Liverpooli ka triumfuar 4:2 në shtëpi të hënën mbrëma ndaj Newcastle Unitedit, duke vazhduar ta mbajë kreun e Premier Leagues së Anglisë.
Të gjashtë golat e ndeshjes së javës së 20-të të Premier Leagues u shënuan në pjesën e dytë.
Mohammed Salah (49’, 86’ penallti), Curtis Jones (74’) dhe Cody Gakpo (78’) realizuan për Liverpoolin, ndërsa për Newcastlen shënuan Alexander Isak (54’) dhe Sven Botman (81’). Salah humbi një penallti në pjesën e parë.
Liverpooli kryeson renditjen me 45 pikë pas 20 ndeshjeve, tri më tepër se Aston Villa që zë vendin e dytë. Manchester City është i treti me 40 pikë nga 19 ndeshje. Arsenali zë vendin e katërt me 40 pikë nga 20 ndeshje. Newcastle zë vendin e nëntë me 29 pikë.