Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli mposht Hudeersfieldin, asiston Shaqiri

Liverpooli i është kthyer fitoreve në Premier Ligë, pas dy barazimeve radhazi ndaj Chelseat e Cityt.

Skuadra e Jurgen Kloppit ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Huddersfieldi, duke fituar me rezultat minimal, 0-1, transmeton Koha.net.

Golin e fitores e realizoi Mohames Salah në minutën e 24 pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.

Në vendin e dytë Liverpooli ka 23 pikë, po sa ka edhe City në krye të tabelës. Në vendin e parafundit Huddersfieldi ka vetëm tre pikë.