Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me fitore bindëse ndaj Huddersfieldit

Liverpooli ka gjetur rrugën e fitores, pas tri ndeshjeve pa fitore në Premier Ligë.

Skuadra e Jurgen Kloppit e mposhti Huddersfieldin në “Anfield Road” me rezultat bindës prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Salah dështoi të kalojë Liverpoolin në epërsi në minutën e 42, duke dështuar të dërgojë topin në rrjetë nga penaltia.

Megjithatë, në pjesën e dytë Liverpooli shënoi tre herë përmes Sturridget, Firminos, e Wijnaldumit.

Me këtë fitore Liverpooli ka 16 pikë, dhe zë vendin e gjashtë.