Aston Villa mund ta shesë mesfushorin e talentuar Carney Chukwuemeka.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se klubi anglez për ta liruar 18-vjeçarin po kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim.
Për shërbimet e Chukwuemekas në garë është skuadra e Liverpoolit.
“Reds” janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar për ta realizuar transferimin gjatë kësaj vere.
Te Liverpooli po synojnë të përforcojnë mesfushën për sezonin e ri.
Chukwuemeka ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm