Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli më i mirë pa Suarezin, thotë Mignolet

Simon Mignolet beson se Liverpooli është shumë më i rrezikshëm tani se sa kur ishte Luis Suarez pjesë e ekipit nga “Anfield Road”.

Në sezonin e tij të parë me “Të Kuqtë” belgu ishte shumë pranë të fitonte Premier Ligën, me ekipin e Brendan Rodgersit që humbi titullin në fund ndaj Manchester Cityt, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suarez ishte njeriu kryesor, duke shënuar 31 gola dhe asistuar 21 herë të tjera për bashkëlojtarët në 33 paraqitjet e tij, për t’u transferuar pas përfundimit të sezonit me Barcelonën për shumën që raportohet të jetë rreth 82 milionë euro.

Megjithatë Mignolet beson se Liverpooli tani është më i fortë nën menaxhimin e Jurgen Kloppit pasi më ekipi nuk varet në individë.

“Kemi 25 lojtarë në dhomën e zhveshjes, por në fund vetëm 11 mund të luajnë, prandaj çdo fundjavë do të jetë dikush i zhgënjyer. Po luftojmë për objektivin e njëjtë, dhe mendoj se kjo është fuqia jonë këtë sezon, performojmë si ekip”, është shprehur Mignolet, raporton Goal.

“Kur unë erdha këtu më shumë ishin në pyetje individët, Luis Suarez dhe Daniel Sturridge shënon gola dhe Gerrard ende luante. Tani rreziku vjen nga fuqia dhe uniteti i skuadrës. Të gjithë bëjmë presion së bashku dhe mbështetemi në njëri-tjetrin që të mbrohemi, se sa të shpresojmë se dikush do të shënojë një gol në anën tjetër të fushës. Në atë kohë nëse ndalje Luisin, kishin një shans ndaj Liverpoolit, por tani duhet të përballeni me tërë ekipin që luan për njëri-tjetrin dhe mendoj se kjo është më e vështirë të bëhet”, është shprehur Mignolet.