Liverpooli ka njoftuar se ka ndërmend të largohet nga qendra e stërvitjeve në Melwood për ta zhvilluar akademinë në Kirby, pesë milje larg qendrës së vjetër.
Vitin e kaluar, menaxheri Jurgen Klopp kishte pohuar se ai dëshironte që ekipi i parë dhe lojtarët e rinj të jenë afër njëri-tjetrit dhe raportohet se i është plotësuar kjo dëshirë.
Në një komunikatë të përbashkët të Liverpoolit me Knowsley Metropolitan Borough Council, njoftohet se më 8 mars do të ketë një debat publik për këtë çështje.
Kjo do t’u jap mundësi banorëve dhe bizneseve lokale që të diskutojnë rreth propozimit 50 milionë funtesh, përmes të cilit qendra stërvitore dhe akademia do të jenë në të njëjtin vend.
Melwoodi ishte bazë e Liverpoolit që prej vitit 1950.
-
Kloppi nuk e përjashton mundësinë e kthimit te Liverpooli
-
Trajneri që e ndryshoi Liverpoolin largohet në fund të edicionit
-
Liverpooli kthen sytë kah Liga e Evropës, Championsi duket larg
-
Përforcimi më i rëndësishëm i Liverpoolit mund të jetë jashtë fushës
-
Sezoni i Liverpoolit arrin nivel të ri të ulët mes pasigurisë jashtë fushës