Liverpooli ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Sevillas, brazilianit Diego Carlos.
Tek ekipi anglez e shohin Carlosin si përforcim të duhur për mbrojtjen pas paraqitjeve të mira që i pati te Sevilla në edicionin e fundit. Carlos, 27-vjeçar, vitin e shkuar iu bashkua Sevillas dhe me ekipin spanjoll ka regjistruar 42 paraqitje në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 dhe një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh. Krahas Liverpoolit, interesim për Carlosin ka shfaqur edhe Manchester City.