Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pas Carlosit

Real Madridi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Sevillas, brazilianin Diego Carlos. Kështu ka raportuar të enjten e përditshmja spanjolle “Marca”.

Bëhet e ditur se Reali është i gatshëm ti paguajë Sevillas rreth 50 milionë euro për transferimin e Carlosit në verë. 27-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë edicion dhe po vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë të La Ligas. Ai te Reali po shihet si zëvendësim ideal për Sergio Ramosin, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga madrilenët në verë. Carlos këtë edicion ka 29 paraqitje me Sevillan, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai te Sevilla u transferuar në vitin 2019 nga Nantesi për 15 milionë euro.