Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa pas Carlosit

Skuadra e Aston Villas ka shprehur interesim për mbrojtësin e Sevillas, brazilianin Diego Carlos. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga tabloidi anglez “The Sun”. Carlos është i interesuar që karrierën ta vazhdojë në Angli, por Sevilla për ta lënë të lirë po kërkon mbi 40 milionë euro.

Po ashtu, Aston Villa duhet ta mposhtë edhe konkurrencën e Newcastle Unitedit dhe Tottenhamit, skuadra që gjithashtu po interesohen për brazilianin. Carlos, te Aston Villa po shihet si përforcim i rëndësishëm për klubin dhe trajneri Steven Gerrard po insiston në transferimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

29-vjeçari është pjesë e Sevillas prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Nantesi dhe ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në vitin 2024. Këtë sezon, Carlos në 45 paraqitje në të gjitha garat ka kontribuar edhe me tre gola.