Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle arrin marrëveshje me Carlosin

Diego Carlos

Newcastle Unitedi ka arritur marrëveshje personale me qendërmbrojtësin Diego Carlos dhe po negocion me skuadrën e Sevillas për ta bindur në lirimin e tij. Carlos është pajtuar me kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe po dëshiron t’i bashkohet ekipit anglez por Sevilla po e pengon transferimin e tij në Premier League.

Ekipi nga La Liga ka refuzuar ofertën e Newcastlet prej 35 milionë eurosh duke kërkuar të paktën 45 milionë euro për brazilianin. Carlos 28-vjeçar është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar te Sevilla, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Këtë sezon, Carlos në 29 paraqit je me Sevillan ka shënuar dy gola. Ai është pjesë e Sevillas prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Nantesi.