Aston Villa e ka transferuar qendërmbrojtësin nga Brazili, Diego Carlos, i cili së fundmi ishte pjesë e Sevillas në La Ligën spanjolle.
Për Villan është transferimi i tretë qëkur u mbyll edicioni 2021-22.
29-vjeçari nga Brazili, të cilin në janar kishte provuar ta transferonte edhe Neëcastle Unitedi, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
“Edhe tani nuk po mund ta besoj që jam këtu sepse është ëndërr të bësh gara në Premier League”, ka thënë Carlos.
Mediat angleze kanë shkruar të mërkurën në mbrëmje se transferimi i tij është bërë për 26 milionë funte.
Ish-futbollisti i Nantesit, Carlos, ndihmoi Brazilin ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020.
Edhe
Carlos do t’i mungojë gjatë Aston Villas
Aston Villa e ka transferuar edhe Boubacar Kamaran nga Marseille si futbollist të lirë, si dhe Philippe Coutinhon për 17 milionë funte. Coutinho fillimisht ishte i huazuar në “Villa Park”.
Në njoftimin zyrtar të Villas shkruhet se Carlos do t’i bashkohet skuadrës zyrtarisht më 10 qershor.
Villa përfundoi në vendin e 14-të në Premier League në edicionin që e lamë pas.