Skuadra e Aston Villas ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesorë të ekipit për një periudhë të gjatë.
Klubi anglez ka njoftuar të hënën, se mesfushori Diego Carlos duhet patjetër t’i nënshtrohet operimit pas lëndimit të pësuar dhe mund të mungojë të paktën për gjashtë muaj.
Carlos u lëndua në fund të ndeshjes ndaj Evertonit, të cilën Aston Villa e fitoi me rezultatin 2:1.
Ai në dy ndeshjet e para të këtij sezoni ishte titullar te Villa.
Braziliani 29-vjeçar iu bashkua ekipit anglez këtë verë nga Sevilla për 40 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm