Legjenda e Real Madridit dhe futbollit brazilian, Roberto Carlos, i është nënshtruar operimit në zemër në Sao Paulo, ka shkruar “Marca” të shtunën.
Pas kontrollimeve të detajuara, ka dalë që Carlos ka pasur telashe me zemër dhe është dashur që 52-vjeçari të operohet. Ai nuk është në rrezik për jetën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCarlosi kishte pasur disa kontrollime mjekësore për shkak të mpiksjes së gjakut në këmbë. Por sipas mjekëve, kjo ka ardhur si pasojë e telasheve në zemër.
Operimi që ishte planifikuar të zgjaste 40 minuta, ka zgjatur afro tre orë për shkak të komplikimeve. Në fund, operimi ishte i suksesshëm dhe Carlos është në gjendje stabile, por ende në spital.