Ish-mesfushori i Chelseat, Oscar, ka vendosur t’i jap fund karrierës në moshën 34-vjeçare pas problemeve me zemër, ka njoftuar klubi aktual i tij, Sao Paulo.
Ish-reprezentuesi i Brazilit qëndroi në spital për pesë ditë për shkak të ndërlikimeve në zemër në muajin nëntor. Kontrollimet më të detajuara kanë konfirmuar sinkopën vazovagale, që është formë e humbjes së vetëdijes nga rënia e menjëhershme e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOscar kishte kontratë deri në vitin 2027, që është shkëputur.
“Kam dashur të bëj më shumë për Sao Paulon. Kam dashur të luaj më shumë. Mendoj se kam pasur aftësitë e futbollit dhe moshën për të luajtur më shumë, por për fat të keq ndodhi kjo”, ka thënë Oscar.
Ai e fitoi Premier Leaguen dy herë me Chelsean, ndërsa ishte kampion i Kinës tri herë me skuadrën Shanghai. Te klubi i fëmijërisë, Sao Paulo, u kthye në dhjetor 2024.