Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carlos i hapur të largohet nga Sevilla

Mbojtësi i Sevillas, Diego Carlos ka thënë se është i gatshëm të largohet nga klubi spanjoll nëse vjen një ofertë e duhur.

Qendërmbrojtësi brazilian është duke u kërkuar nga Liverpooli, Atletico Madridi dhe Real Madridi, pasi ka impresionuar në stinorin e tij të parë në La Liga.

Carlos 27-vjeçar ka qenë shtyllë në mbrojtjen e Sevillas këtë stinor. Ai iu bashkua klubit spanjoll nga Nantesi i Ligue 1 të Francës.

Ndonëse ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe klauzolë për lirim në vlerë 75 milionë euro, Carlos pranon se është i gatshëm të largohet.

“Kalimi te Sevilla ishte një hap i madh për mua”, ka thënë Carlos në intervistë për “Muchodeporte”, transmeton Koha.net. “Nëse largohem nga Sevilla, atëherë vetëm për një klub shumë më të madh. Sevilla është klub i madh. Për tash po koncentrohem te Sevilla”.

Artikuj të ngjashëm