Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli ka skuadrën më të vlefshme në Evropë

Liverpooli ka skuadrën më të vlefshme në tregun e transferimeve në top-pesë ligat evropiane të futbollit.

Kjo është bërë e ditur në një analizë të grupit “CIES Football Observatory”, ka njoftuar BBC të hënën.

Me një vlerë të përgjithshme prej 1,4 miliardë euro, Liverpooli është në krye të listës para klubit tjetër të Premier Leagues, Manchester City. Vlera e Cityt, sipas analizës, është 1,36 miliardë euro. Pasojnë Barcelona, Real Madridi, Chelsea e Manchester Unitedi.

Të gjitha këto klube vlejnë nga më tepër se një miliard euro. Pasojnë PSG-ja, Atletico Madridi, Tottenhami e Juventusi. Në fund të listës së skuadrave me vlerën më të madhe në top-pesë ligat evropiane të futbollit është Paderborni me 37 milionë euro.

Për bazë merret vlera e lojtarëve në tregun e transferimeve. Analiza përfshinë 20 lojtarë nga secili klub. Përfshihen lojtarët më të shtrenjtë.