Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Real Madridi, klubi më i vlefshëm në futboll

Real

Real Madridi është shpallur klubi më i vlefshëm në futbollin botëror. Barcelona e tejkaloi Manchester Unitedin dhe doli në vendin e dytë.

Në listën vjetore të Forbes, Real Madridi është vlerësuar 9.5 miliardë dollarë, kurse vjet ishte vlerësuar 6.75 miliardë dollarë. Barcelona tani vlerësohet 7.5 miliardë dollarë, ndërsa Manchester Unitedi është i treti me 7.2 miliardë dollarë.

Gjashtë prej 10 skuadrave në këtë listë janë të Premier Leagues, kurse në 30-shen e parë janë 11 klube nga elita angleze.

Liverpooli është i katërti me 6.2 miliardë dollarë.

Manchester City ka rënë në vendin e shtatë me 5.6 miliardë dollarë.

Edhe Skuadrat me më së shumti lojtarë në Botëror Botërori 2026 1 muaj më parë Skuadrat me më së shumti lojtarë në Botëror

I pesti është PSG, i gjashti Bayerni, kurse dhjetëshen e kompletojnë Arsenali, Chelsea e Tottenhami.

Juventusi është i pari në listë prej klubeve italiane, në vendin e 12-të.