Manchester City është klubi që ka kontribuuar në Botëror me më së shumti futbollistë, të ndarë nëpër përfaqësueset pjesëmarrëse.
Nënkampioni i Anglisë i ka 19 futbollistë në Botëror. Bayern Munichu dhe Arsenali e kompletoi podiumin.
Bayerni i ka 18 futbollistë në përfaqësueset pjesëmarrëse në Kupën e Botës në Kanada, Meksikë e SHBA, ndërsa Arsenali i ka 16 futbollistë.
Prej skuadrave spanjolle, Barcelona është më së miri e pozicionuar me 15 futbollistë. Atletico Madridi i ka 12, ndërsa Real Madridi përfaqësohet me dhjetë futbollistë, shkruan “Marca” të mërkurën.
Real Madridi kaq lojtarë kishte edhe në Botërorin 2010, që u organizua në Afrikën e Jugut.
Artikuj të ngjashëm