Sport

Anglia ka skuadrën më të shtrenjtë në Botëror

Përfaqësuesja e Anglisë ka vlefshmërinë më të madhe në turneun e Kupës së Botës.

Lojtarët që përfaqësojnë “Tre Luanët” në këtë Botëror kanë çmimin prej 1.31 miliardë funteve në total, ndërsa Jude Bellingham i prin listës, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën.

Çmimi i futbollistit të Dortmundit është vlerësuar të jetë 176.9 milionë funte.

Në këtë listë Anglia është para Brazilit që është vlerësuar me çmim prej 1.27 miliardë funteve, Francës me 1.17 miliardë funteve.