Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është futbollisti me çmimin më të lartë, thotë studimi më i ri nga “CIES Football Observatory”.
Shtatlarti norvegjez kushton 245.1 milionë euro. 22-vjeçari shënoi 36 gola në 35 ndeshje për Cityn në Premier League.
I dyti në këtë listë është Vinicius Junior i Real Madridit me çmimin prej 196.3 milionë eurove, ndërsa vendin e tretë e zë Bukayo Saka, futbollisti i krahut që luan tek Arsenali. Saka vlerësohet me 195.8 milionë euro. Mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, zë pozitën e katërt. 19-vjeçari Bellingham vlerësohet me 190.2 milionë euro. Mbrojtësi i Benficas, Antonio Silva, është futbollisti i pestë më i shtrenjtë nga jashtë top pesë ligave evropiane.