Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për turkun Unal

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin Enes Unal, i cili është pjesë e Getafes. “Fanatik” ka raportuar të enjten se drejtuesit e Liverpoolit pritet së shpejti t’i bëjnë ofertë zyrtare ekipit spanjoll për 24-vjeçarin. Për transferimin e tij këtë verë thuhet se Liverpooli është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro.

Unal, i cili ka kontratë me Getafen deri në vitin 2025, te Liverpooli po shihet si zëvendësim ideal për Divock Origin që do të largohet në fund të sezonit.

Unal, që është edhe reprezentues i Turqisë, këtë sezon ka shënuar 15 gola për Getafen në 32 ndeshje në La Liga.

Artikuj të ngjashëm