Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas sulmuesit turk

Enes Unal - Getafe

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin e Getafes, turkun Enes Unal, përcjell “Tuttosport” të enjten.

Mësohet se sulmuesi 26-vjeçar po shihet si përforcim i duhur për sulmin te Juventusi dhe ekipi italian po bën gati ofertën për transferimin e tij.

Juventusi pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta bindur Getafen në lirimin e reprezentuesit të Turqisë.Unal, ka kontratë me Getafen deri në vitin 2025 dhe është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2020. Këtë edicion ka shënuar 14 gola në 33 ndeshje të luajtura në La Liga.

Artikuj të ngjashëm