Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bournemouthi përforcohet me Unalin

Bournemouthi e ka transferuar sulmuesin turk, Enes Unal. Lajmi për huazimin e tij është bërë i ditur të enjten mbrëma.

Unal, 26-vjeçar, ka shënuar 36 gola në 109 paraqitje për skuadrën nga La Liga, qëkur ishte transferuar nga Villarreali në vitin 2020.

Ai ka 32 paraqitje për Turqinë dhe dy gola të shënuar.

Në edicionin aktual, Unal ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në La Liga, ndërsa vetëm në njërën prej tyre ishte titullar.