Ethan Nwaneri i është bashkuar skuadrës së Marseillet.
Klubi francez të premten e ka zyrtarizuar transferimin e Nwanerit nga Arsenali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTalenti anglez do t’i bashkohet Marseillet në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
Mediumet angleze kanë bërë të ditur se në marrëveshjen mes Marseillet dhe Arsenalit nuk është përfshirë mundësia e blerjes së kartonit.
Nwaneri nuk ka pasur shumë hapësirë tek Arsenali në pjesën e parë të edicionit. Ai pritet që të ketë më shumë minuta te Marseille.
Nwaneri e mban rekordin si lojtari më i ri që ka debutuar në Premier League me 15 vjet e 181 ditë.
18-vjeçari me Arsenalin në elitën angleze këtë edicion ka luajtur vetëm 101 minuta.
Ai pjesë e skuadrës së parë të Arsenalit është nga viti 2024.
Me Përfaqësuesen U21 të Anglisë ka tri gola të shënuar në 13 paraqitje.