Futboll

Talenti i Arsenalit do të huazohet te Marseille

n

Talenti anglez që është pjesë e Arsenalit, Ethan Nwaneri, do të huazohet te klubi francez, Marseille.

Huazimi do të jetë i vlefshëm deri në fund të këtij edicioni. 

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Marseille do ta mbulojë pagën e Nwanerit. Në marrëveshje nuk është përfshirë klauzola e blerjes së kartonit. 

Mësohet se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, luajti rol kyç në lehtësimin e transferimit të Nwanerit te Marseille. Ai e inkurajoi mesfushorin me tipare sulmuese që të kërkojë më shumë minuta te Marseille, që drejtohet nga Roberto De Zerbi. 

18-vjeçari këtë edicion me Arsenalin në Premier League ka luajtur vetëm 101 minuta. Ai nuk kishte shumë hapësirë për shkak se Arsenalit në verën e kaluar iu bashkuan sulmues të ri si Viktor Gyokeres e Noni Madueke. 

Nwaneri pjesë e skuadrës së parë të “Topçinjve” është nga viti 2024.