Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, italianin Lorenzo Insigne, i cili është pjesë e Napolit.
Mediumet në Itali kanë raportuar të martën se drejtuesit e Napolit i kanë dhënë leje agjentit të Insignes, Mino Raiola për të nisur negociatat me Liverpoolin.
Për lirimin e Insignes që pëlqehet shumë nga Juergen Klopp, Napoli po kërkon 100 milionë euro dëmshpërblim.
Insigne është njëri prej lojtarëve kryesor te Napoli këtë edicion, pasi ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 34 paraqitje në të gjitha garat.
27-vjeçari, ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2021. Ai ka edhe 30 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.