Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Insignen

Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, italianin Lorenzo Insigne.

Bëhet e ditur se londinezët do të tentojnë transferimin e Insignes gjatë miniafatit kalimtar të janarit me një kosto të ulët duke pasur parasysh se ai ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Napolin.

Insigne ka kontratë me ekipin italian deri në fund të këtij edicioni.

30-vjeçari është kapiten i Napolit dhe këtë sezon ka shënuar dy gola e ka bërë tri asistime në tetë paraqitje në të gjitha garat. Ai gjithashtu, ka edhe 49 ndeshje e dhjetë gola për Përfaqësuesen e Italisë.

Artikuj të ngjashëm