Sport

Liverpooli interesohet për Brozoviqin e Interit

Marcelo Brozoviq karrierën mund ta vazhdojë në Angli.

Sipas “Calciomercatoweb”, për kroatin ka shfaqur interesim Liverpooli.

Raportohet se Liverpooli është i gatshëm që ofrojë Naby Keitan ose Roberto Firminon për 29-vjeçarin Brozoviq.

Mesfushori kroat që di të luajë edhe në mbrojtje, ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026. Pjesë e Interit është nga vera e vitit 2016 kur ishte transferuar nga Dinamo Zagrebi.