Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli i bën ofertë Brozoviqit

Skuadra e Liverpoolit po insiston në transferimin e mesfushorit kroat Marcelo Brozoviq.

Sipas mediumeve angleze, krerët e Liverpoolit tashmë e kanë kontaktuar Brozoviqin dhe i kanë bërë ofertë zyrtare. Te Liverpooli, po synojnë ta transferojnë futbollistin në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Interin, pasi kroati po e refuzon vazhdimin e kontratës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thuhet se Liverpooli i ka ofruar atij kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej tetë milionë eurosh. Brozoviq 28-vjeçar është pjesë e Interit prej vitit 2016, ndërsa interesim për ta transferuar si lojtar të lirë verën tjetër, kanë shprehur edhe Real Madridi, Barcelona e Paris Saint-Germaini.