Skuadra e Liverpoolit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori i Napolit, spanjolli Fabian Ruiz.
“The Sun” ka raportuar se Liverpooli po përgatit ofertën për ta bindur Napolin në lirimin e Ruizit në fund të këtij edicioni. Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po e dëshiron Ruizin për sezonin tjetër, të cilin po e sheh si zëvendësim ideal për kapitenin Jordan Henderson.
Për transferimin e Ruizit në verë, Liverpooli është i gatshëm t’i ofrojë Napolit mbi 40 milionë euro dëmshpërblim. 25-vjeçari pritet të largohet nga ekipi italian pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës aktuale që i skadon në verën e vitit 2023.
Ai këtë edicion ka pesë gola e tre asistime në 18 ndeshje kurse Napolit iu bashkua nga Betisi në vitin 2018.