Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Ruizin

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin e skuadrës së Napolit, spanjollin Fabian Ruiz.

Liverpooli po e synon transferimin e Ruizit në fund të këtij edicioni, pasi mesfushori ka paralajmëruar largimin nga futbolli italian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ruiz 25-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon në vitin 2023 kurse te ekipi italian u transferua në vitin 2018 nga Sevilla.

Këtë edicion, reprezentuesi i Spanjës, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat.