Liverpooli i është bashkuar Real Madridit e Barcelonës në garë për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, shkruan “Sunday Express”, transmeton Koha.net.
Reprezentuesi i Spanjës po kërkohet nga dy gjigantët e La Ligas, por Juergen Klopp shpreson të fitojë garën për transferimin e tij.
Liverpooli ka pasur mundësi ta shoh nga afër Ruizin gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Napoli kishte fituar 2:0 në shtëpi dhe kishte barazuar 1:1 në udhëtim.
Napoli kërkon së paku 80 milionë euro për Ruizin. Ruiz 23-vjeçar iu bashkua klubit italian në verën e vitit 2018 nga Real Betisi për 30 milonë euro.
Mediumet në Spanjë raportojnë se Ruiz ia ka dhënë fjalën trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane se do t’i bashkohet skuadrës madrilene në verë.
Pos Ruizit, Liverpooli është duke u interesuar edhe për qendërmbrojtësin e Schalkes, Malick Thiaw.