Diogo Jota shënoi nga një gol në secilën pjesë për t’ia siguruar Liverpoolit finalen e “Carabao Cup”.
Të enjten në mbrëmje, Liverpooli fitoi kundër Arsenalit me rezultatin 2:0 në stadiumin “Emirates”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për skuadrën e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp, Jota i shënoi në minutën e 19-të dhe në minutën e 79-të. Pavarësisht se i ka luajtur vetëm dy ndeshje në “Emirates Stadium” për Liverpoolin, Diogo Jota është golashënuesi më i mirë i “të kuqve” në këtë arenë me katër gola të realizuar gjithsej.
Skuadra e Arsenalit nuk e pati forcën të kthehej në lojë. Madje në minutën e fundit të ndeshjes, Thomas Partey u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet këtyre dy skuadrave, me të kuq u ndëshkua mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Ai duel u mbyll pa gola.
Liverpooli do të luajë në finale të Kupës EFL kundër Chelseat më 27 shkurt. Kjo finale zhvillohet në stadiumin “Wembley”.